×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV’së: Policia është e kënaqur që kanë mbështetjen tonë, qeveritë e kaluara ua kanë ndal aksionet

    Insajderi
    12 October 2023 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli në një konferencë para gazetarëve ka thënë sot se Policia e Kosovës është e knaqur pasi ka mbështetje edhe nga pushteti.

    “Policia e Kosovës nuk është pengu si në të kaluarën kur i kanë ndal aksionet me urdhër politik. E kemi aksionin e ndalur përgjysmë kur është vra Enver Zymberi. Kjo është mbështetja më e madhe që ata e konsiderojnë që ne nuk i ndalim prandaj po shënojnë suksese”, deklaroi Dugolli, raporton Insajderi.

    Sipas tij, Policia e Kosovës nuk ka ngecë aq keq.

    “Nuk është që Policia e Kosovës ka ngec aq keq, sigurimet shëndetësore janë të rëndësishme dhe do t’i bëjmë. Policët që ndrrojnë jetë në detyre gjithmonë janë trajtu nga institucionet”, shtoi deputeti i VV-së. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark