×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputeti ukrainas thotë se Zelensky nuk po e shqyrton njohjen e Kosovës

    Insajderi
    25 August 2023 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncherenko, ka thënë se presidenti Zelensky, nuk është duke e shqyrtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Goncherenko, shprehet i bindur se është vetëm çështje kohe derisa Kievi ta njoh pavarësinë e Kosovës.

    Tutje ai ka thënë se është shumë mirënjohës për mbështetjen e pakursyer që po tregon Kosova ndaj Ukrainës.

    “Fillimisht dua të them se i jemi shumë mirënjohës Kosovës për mbështetjen që po tregon për ne. Problemi i vetëm qe kemi me Kosovën është se Ukraina akoma nuk ka vendosur që ta njoh pavarësinë e saj, prandaj unë kam propozuar në parlament që gjërat të lëvizin në drejtimin e duhur dhe ne ta njohim pavarësinë e Kosovës. Tani i takon Presidentit Zelenskyy që ta marrë këtë vendim, por momentalisht ai nuk është duke e bërë këtë gjë. Megjithatë unë jam shumë i bindur se kjo të ndodhë herët apo vonë”, tha Goncherenko për Tëvë1.

    Gonachrenkos nuk i bëjnë përshtypje deklaratat e zyrtarëve serbë të cilët thonë se Ukraina nuk mund ta njoh pavarësinë e Kosovës.

    Sipas tij, kjo çështje i takon vetëm Kievit, ndërsa ka treguar edhe për problemet që Ukraina ka momentalisht me shtetin serb.

    “Të gjithë aleatët tanë kryesor e kanë njohur tashmë pavarësinë e Kosovës prandaj pse edhe ne të mos iu bashkohemi atyre. Nuk më interesojnë komentet e zyrtarëve serbë, sepse kjo është çështje e jona. Ne mund të kemi bashkëpunim të mirë me Serbinë edhe nëse e njohim Kosovën sikurse shtetet e tjera Perëndimore. Problemi i jonë në raportet me Serbinë është se kjo e fundit ndikohet shumë nga Rusia”, shtoi ai.

    Edhe pse Kosova nuk njihet nga Ukraina, ajo ka vënë sanksione ndaj Rusisë dhe ka ofruar mbështetje për Kievin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark