×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputetja britanike: Ndihem e lehtësuar që u liruan policët kosovarë

    Insajderi
    26 June 2023 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas vendimit për lirimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

    Deputetja thotë se ndjehet e lehtësuar pasi ka kuptuar lajmin për lirimin e policëve, të cilët më 14 qershor ishin arrestuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës.

    Ajo theksoi se për Qeverinë e Serbisë nuk ka pasur asnjë pasojë.

    “E lehtësuar kur shikuam lirimin e tre zyrave të policisë kosovare të cilët ishin ndaluar dhe rrëmbyer ilegalisht nga territori i Kosovës. U desh shumë kohë për lirimin e tyre, pa pasoja të dukshme për Qeverinë Serbe. Përkundrazi Serbia mori pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake me SHBA”,ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark