×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi / Insajderi

    Deputetja e AAK-së: Kërkuam që koeficienti të jetë 129 euro

    Insajderi
    22 February 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Javë më parë, në Kuvendin e Kosovës është miratuar në parim ndryshimi i ligjit për ndarje buxhetore duke u aprovuar koeficienti në vlerë prej 105 eurosh për pagat në sektorin publik.

    Ky miratim në parim u bë me 63 vota për dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

    Në votim nuk ka marrë pjesë Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës. Dhe arsyen e mos pjesëmarrjes për Insajderin e ka treguar deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi.

    Bytyqi mes tjerash ka thënë se si grup parlamentar kanë kërkuar që koeficienti të jetë 129 euro.

    “...Gabimi tjetër që ka bërë Qeveria Kurti është që e ka minimizu koeficientin, 105 euro kjo është shumë e dhimbshme, ua ka humb shpresën njerëzve të cilët i ka prek ky ligji i pagave. Ua ka humb dinjitetin, ka luajtur një lojë të ulët, psiqike për ata njerëz që i ka prek ligji i pagave. Ne nuk jemi pajtu asnjëherë si grup parlamentar kemi kërkuar të jetë 129 euro koeficienti për aryse se duke e pa qysh është gjendja ekonomike, rritja e çmimit të gjërave esenciale kemi kërku që se paku 129 koeficienti”, ka deklaruar deputetja.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark