×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Deputetja e LDK-së ia numëron skandalet e pushtetit, e quan Qeveri ‘Kurthi’

    Insajderi
    25 February 2023 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Rrezarta Krasniqi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit tha se për dy vite të qeverisjes së tij, nuk ka pasur asnjë skandal.

    Në një shkrim në Facebook, Krasniqi e quajti Qeverinë aktuale “Kurthi” derisa e përmendi skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, ryshfetin me grante të zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal dhe kapjen e Bordeve e televizionit publik.

    Tutje, deputetja Krasniqi e ka quajtur mashtrues Kurtin.

    Postimi i plotë i Rrezarta Krasniqi:

    Kryeministri Kurti paska deklaruar sot se në 2 vitet e qeverisjes së tij nuk ka ndodhur asnje skandal.

    Mashtrues i llojit të vet!

    REALITETI:  2 vjet Qeverisja Kurti – Skandale, nepotizëm, dështim, kthim mbrapa, zhgënjim e çka jo tjetër.

    ⚫ Skandali Martingate! – Afera më e madhe korruptive është ajo e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë z. Martin Berishaj.

    ⚫ E kapen RTK-në, BQK-në, Bordet e Ndërmjarreve Publike, etj..

    ⚫ Detyruan mijëra të rinjë e të reja të braktisin vendin, pa shpresë për ditë më të mira, në mesin e tyre edhe policë, mjekë, ushtarë

    ⚫ Ryshfet me grante nga zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal

    ⚫ Shënuan rekord të importit të mallrave nga Serbia në 371 milion euro në vit!

    ⚫ Shtrenjtim 100% i energjisë elektrike

    ⚫ Shtrenjtuan produktet bazike prej 50%

    ⚫️ E mbyllur për media dhe përçarëse

    ⚫ Nuk e ndërtuan asnjë çerdhe

    ⚫ Nuk e ndërtuan asnjë banesë për çiftet e reja, por vetëm e rriten tatimin në pronë

    ⚫ Nuk filluan punimet në asfaltim, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë e Podujevë

    ⚫ Nuk e sollen asnjë njohje të re të Pavarësisë së Kosovës

    ⚫ Nuk ndodhi asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare…

    Dështimi dhe skandalet do të vazhdojnë të thellohen në ditët në vijim, me qeverinë Kurthi!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark