×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputetja e PDK-së: Nëse Mërgim Lushtaku do ta përdorte potencialin e tij, Bislimi do të ishte në klinikë shëndetësore

    Insajderi
    14 July 2023 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu komentoi incidentin e ndodhur një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës që përfundoi në përleshje masive.

    Ajo tha se aksionit politik i PDK në seancën e një dite më parë nuk kishte për qëllim dhunën por sensibilizimin.

    “Mërgim Lushtaku vjen nga Prekazi dhe ka dhënë shumë për lirinë e këtij vendi. Është një djalë shumë i kujdesshëm, i matur, por as ai nuk lejon të grushtohet nga një zv.kryeministër. Ai është mbrojtur në atë moment. Është kursyer se sikur ta kishte përdorur potencialin e tij, Besnik Bislimi ndoshta nuk do të ishte sot aty por në ndonjë klinikë shëndetësore. Kjo tregon se ne në asnjë rrethanë nuk kemi shkuar të sulmojmë askënd. Vetë fakti që Kurti ka qenë në mes të turmës dhe s’e ka prekur askush me dorë tregon se ne nuk kemi pasur synim të godasim askënd”, tha Musliu në një intervistë për Euronews Albania.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark