×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputetja e PDK-së pas avancimit të gruas së Bajqinovcit në QKUK: Familjarët për dasma kishte thënë Kurti

    Insajderi
    16 May 2023 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e PDK-së ka reaguar pas raportimit të Gazetës Insajderi lidhur me avancimin e gruas së deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit, në pozitën e kryeinfermieres në repartin e Patologjisë në Klinikën e Gjinekologjisë.

    Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Hoxha ka rikujtuar deklarimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përgjatë fushatës elektorale në zgjedhjet parlamentare, se “familjarët janë për dasma”, shkruan Gazeta Insajderi.

    ‘”Familjarët për dasma” kishte thënë z.Kurti. Po, qysh jo???!!!…”, ka shkruar Hoxha.

    Gazeta Insajderi gjatë ditës ka raportuar se Sevime Kamberi-Bajqinovci, gruaja e deputetit të VV-së është përzgjedhur kryeinfermiere në repartin e Patologjisë në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë.

    Përzgjedhjen e Sevime Kamberi-Bajqinovcit në krye të repartit të Patologjisë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar drejtori i Klinikë së Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj. Derisa e vlerësoi Kamberi-Bajqinovcin si kandidaten më të mirë për këtë pozitë.

    “Kandidatja të cilën e cekni ju (Sevime Kamberi-Bajqinovci) në testin të cilit ju ka nënshtruar ka treguar sukses shumë të mirë dhe ka plotësuar kushtet më shumë në krahasim me kandidatët tjera për t’u përzgjedhur”, tha Ndrejaj.

    Sevime Kamberi-Bajqinovci është vlerësuar me 59.5 pikë në testin me shkrim dhe 25.1 pikë në intervistën me gojë, në total gjithsej 84.6 pikë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark