×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagimi i çuditshëm i Bajqinovcit – E quan shpifje raportimin e Insajderit, por konfirmon avancimin e gruas

    Insajderi
    16 May 2023 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një prej pushtetarëve më të famshëm në Kosovë, deputeti Mefail Bajqinovci, ka bërë një reagim të çuditshëm. Ai është përpjekur që të bind ndjekësit e tij se raportimi i Insadjerit përben shpifje.

    Gazeta Insajderi raportoi se Sevime Kamberi-Bajqinovci, bashkëshortja e Mefail Bajqinovcit është përzgjedhur kryeinfermiere në repartin e Patologjisë në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë. LAJMI

    Por, Bajqinovci në përpjekjen e tij për të demantuar lajmin e bënë pikërisht të kundërtën. Konfirmon raportimin e Insajderit.

    “…thjesht është vazhduar mandati i saj përmes një konkursi të brendshëm për pozitën e Kryeinfermieres së Repartit të Patologjisë”, ka shkruar mes tjerash Bajqinovci në reagimin e tij publik.

    Bashkëshortja e tij është avancuar tashmë gjatë pushtetit të Vetëvendosjes nga ushtruese detyre në kryeinfermiere me mandat.

    Avancimi i Sevime Kamberi-Bajqinovci ka ardhur përmes një konkursi të brendshëm për pozitën e Kryeinfermieres së Repartit të Patologjisë. Përzgjedhjen e saj në këtë pozitë e ka konfirmuar drejtori i Klinikë së Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj.

    Gazeta Insajderi kishte tentuar të merrte një përgjigje nga deputeti i VV’së Mefail Bajqinovci para se të publikonte shkrimin por ky i fundit nuk ka dashur të komentoj.

    I njëjti, fillimisht ia ka hapur telefonin redaksisë duke kërkuar që pyetjet t’i përcjellën me shkrim. Pyetjet, janë dërguar, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka kthyer përgjigje.

    Ndërsa, drejtori i Klinikë së Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj e vlerësoi Kamberi-Bajqinovcin si kandidaten më të mirë për këtë pozitë.

    Kandidatja të cilën e cekni ju (Sevime Kamberi-Bajqinovci) në testin të cilit ju ka nënshtruar ka treguar sukses shumë të mirë dhe ka plotësuar kushtet më shumë në krahasim me kandidatët tjera për t’u përzgjedhur”, tha Ndrejaj.

    Drejtori shtoi se për pozitën të cilën ka kandiduar bashkëshortja e Bajqinovcit, nuk ka asnjë ankesë.

    Ne atë pozitë ku ka kandiduar ajo nuk ka asnjë ankese apo vërejtje nga kandidatët tjerë”, u shpreh ai.

    Sipas tij, janë përzgjedhur kandidatët të cilët kanë treguar njohuri më të larta  dhe të mjaftueshme në testin me shkrim dhe intervistën me gojë.

    Sevime Kamberi-Bajqinovci është vlerësuar me 59.5 pikë në testin me shkrim dhe 25.1 pikë në intervistën me gojë, në total gjithsej 84.6 pikë.

    Në konkursin e hapur me 23 mars për Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK janë përzgjedhur edhe shefat për 10 reparte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark