×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Deputetja e PDK-së për avancimin e gruas së Bajqinovcit: Shpifësit ordiner i paska djegë “shpifja”

    Insajderi
    17 May 2023 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas avancimit në QKUK të bashkëshortes së deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci.

    Ajo e ka quajtur shpifës ordiner deputetin e VV-së.

    “Shpifësit ordiner i paska djegë „shpifja“ për bashkëshorten e vet. Epo dikur, kur ti instrumentalizoje shpifjet për familjarët e të tjerëve nuk të interesonte fare as bagazhi i tyre profesional dhe as dinjiteti i tyre njerëzor. Nuk të interesonte as data e as viti kur ishin pranuar dhe as padrejtësitë që kishin kaluar në proceset e avancimit. Dhe nuk të intereson as sot kur janë në pyetje të therët”.

    “Sot të intereson ta justifikosh avancimin e bashkëshortes tënde e cila sado e zonja të jetë do t‘i vuaj pasojat e standardeve te mbrapshta e të dhjetëfishta që ke krijuar ti dhe bandat që u shkon ti mbrapa.”, ka shkruar Musliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark