×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputetja e VV-së reagon për vrasjen e Marigonës: Drejtësia duhet të flasë

    Insajderi
    14 July 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar pas seancës së parë të mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku Dardan Krivaça u mbrojtë në heshtje e Arbër Sejdiu u deklaruar i pafajshëm.

    Mulhaxha-Kollçaku i ka bërë thirrje drejtësisë që flas në rastin e Marigonës.

    “Lulja më e bukur e parajsës, Marigona, sot nuk ka zë. Fatkeqësisht, ajo shijoi ferrin e kësaj bote. U torturua dhe u vra në mënyrën më mizore. Marigona mungon, por sot në vend të saj #drejtësia duhet të flasë”, ka shkruar ajo përcjell Insajderi.

    Krivaçën prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark