Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, ka tentuar ta relativizojë gafën e shefit të saj në matematikë.
Rexhepi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se edhe George Bernard Dantzig, matematicien amerikan, i kishte zgjidhur gabimisht detyrat, shkruan Insajderi.
“George Bernard Dantzig, matematicieni amerikan, i cili zhvilloi dy problemet kryesore në teorinë e statistikës, të cilat në prezantim i kishte zgjidhur gabimisht.
Megjithatë, gjurmët e tij janë të përjetshme në arritjet në matematikë, sidomos në algoritmet komplekse”, shkroi ajo.
Kurti u detyrua të kërkonte falje përmes një postimi në ‘Facebook’ për gabimin e bërë. Ai u bë lajm edhe në mediat ndërkombëtare pas huqjes në detyrën e matematikës. /Insajderi.org/