×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputetja Musliu e lëshon seancën, shkak mungesa e ministrave

    Insajderi
    01 December 2023 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së ministrave.

    Ajo është shprehur se ka pyetje për ministrat Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçla, të cilën nuk ishin pjesë e seancës.

    Musliu u shpreh se e konsideron të pakuptimë dhe të padrejtë qëndrimin e mëtutjeshëm në seancë.

    “E kam bërë një pyetje për ministrin Xhelal Sveçla me datën 5 qeshor 2023, sot jemi në 1 dhjetor dhe ai nuk vjen të përgjigjet. Vet fakti që unë kam pyetje parlamentare sot për Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçlën dhe as sot nuk janë këtu, nuk e di pse ia vlen ne të rrimë në këtë seancë më”.

    “Ose koordinohuni me kabinetin qeveritar që ata të vijnë ta kryejnë obligimin ndaj kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës, ose mos i thirrni këto seanca koti. Unë tërhiqem nga kjo seancë, sepse është e pakuptimtë dhe e padrejtë që të rri edhe më tutje në këtë kuvend”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark