×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputetja pyet Kurtin për hulumtimin e Insajderit: Kur do të shkarkohet Veliji

    Insajderi
    02 February 2023 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka afro një muaj që  Gazeta Insajderi ka publikuar audio-incizim, i cili dëshmon për përfshirjen e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji në aferë korruptive. Deri tani kanë kaluar 21 ditë që kryeministri Kurti se ka thënë asnjë fjalë, deri sot.

    Ka qenë deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ajo e cila e ka pyetur kryeministrit se kur do ta shkarkojë Velijin.

    “Rasti i publikimit të hulumtimit nga Gazeta Insajderi ku zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal dëgjohen duke folur për ryshfet dhe manipulim, duke keqpërdorur pozitën nuk u përcoll me asnjë reagim nga si kryeminsitër i Kosovës, andaj cili është qëndrimi juaj mbi këtë aferë korruptive dhe çfarë vendimi do të ndërmerrni. A do të shkarkohet?”, ka pyetur deputetja, kryeministrin Kurti.

    Kryeministri Kurti ka thënë se organet e rendit po merren me rastin, ndërkohë që hedhin dyshimet se biseda mund të ketë ndodhur kohë më parë, pra jo në qeverinë e tij.

    Për këto raste duhet që organet e rendit ta kryejnë punën e tyre meqenëse e kanë filluar atë. Nuk jam në dijeni nëse zëvendësministri ka kërkuar apo ka marrë mito, përveç konstatimit se komisioni i atyre granteve nuk japin grante pa marrë diçka. Nuk e di kohën kur është bë ajo bisedë por nëse ka ndodhur më herët, pra para qeverisë sonë edhe mund të qëndrojë si konstatim sepse kemi parë dhjetëra arrestime që ndërlidhen me korrupsion, në shpërndarjen e granteve në qeveritë e kaluara”.

    “Pra, ka qenë e vërtetë që në të kaluarën ka qenë e vështirë të fitohet një grant a subvencion pa dhënë ryshfet. Nëse deklaratë është bërë tani prapë ftojë organet e rendit që të marrin të gjitha hapat për të vënë para drejtësisë ata që abuzojnë me detyrën zyrtare. Ne vazhdojmë të jemi të pa kompromis ndaj dukurive të tilla, dhe kjo dëshmohet çdo ditë, ku janë vetë ministrat tonë që raportojnë e dorëzojnë kallëzime penale, për rastet korruptive të cilat i identifikojnë nëpër ministritë e tyre“, u shpreh Kurti përcjell Insajderi.

    Ndërkohë, deputetja i ka replikuar sërish Kurtit duke i kërkuar të ndërmarr veprime konkrete.

    Ne shumë mirë e dimë që ky rast ka ndodhur tash dhe duhesh me marrë masa, për shkak se sa duheni me vazhdu me luftu korrupsionin“, deklaroi ajo.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark