×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputetja Ujkani: Raporti i Komisionit Europian më pozitivi, por s’e pasqyron plotësisht punën e Qeverisë

    Insajderi
    30 November 2023 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka folur në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për raportin e Komisionit Europian për vendin.

    Ujkani tha në Kuvend se raporti i sivjetem është më pozitiv se vitet e kaluara.

    “Raporti më pozitiv për Kosovën krahasuar me raportet e viteve paraprake”, ndonëse pati kritika se ai “nuk i pasqyron plotësisht përpjekjet dhe hapat e Qeverisë”.

    “Ky raport adreson progresin që Kosova e ka bërë në shumë fusha, sidomos në ato që kanë të bëjnë me ekonominë, tregun e lirë dhe përafrimin me standardet e BE-së. Prandaj, mund të thuhet që Kosova ka përmbushur shumicën e kritereve dhe reformave të kërkuara dhe është në rrugën e duhur të integrimit, pra në anëtarësimin në Bashkimin Europian”, tha Ujkani.

    “Raporti nuk pasqyron plotësisht përpjekjet dhe hapat e pandërprerë të Qeverisë tonë për ta drejtuar Kosovën drejt një të ardhme të ndritshme dhe më europiane”, tha deputetja e LVV-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark