×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Der Spiegel: Rryma nga burimet e ripërtrishme nuk mund të përkrahë civilizimin modern

    Insajderi
    21 May 2019 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Gjatë dekadës së fundit, gazetarë botëror spikatën projektin e tranzicionit të rrymës elektrike të Gjermanisë në burime të ripërtrishme, të quajtur Energiewende, si model mjedisor që duhet ndjekur në gjithë botën.
    Duke marrë shembullin e Gjermanisë si frymëzim, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore shpenzuan miliarda euro në burime të ripërtrishme si ato nga era, solare dhe në hidrocentrale edhe në vendet në zhvillim, sikurse Kenia, apo edhe Kosova. Kjo nuk ndihmoi.
    Por vetëm pak kohë më vonë, Gjermania ndërroi planet. Gjermanët konfirmuan se kishin shtyrë afatin për tranzicionin e energjisë që ishte i përcaktuar më 2020, për arsyje shumë të thjeshtë, vendi nuk ka arritur t’i afrohet përmbushjes së objektivave. Për më shumë, Gjermanët shkatërruan një kishë të lashtë dhe një pyll, në mënyrë që të lejohej mihja e qymyrit nën to.
    Pas kritikave të njëpasnjëshme të avokuesëve të energjisë së gjelbër, duke përfshirë Al Gore dhe Greenpeace, gazetarët Gjerman filluan të mbrojnë vendin duke theksuar se Gjermania ka dështuar për shkak se objektivat i kishte shumë ambicioze.
    Por, Gjermania jo vetëm se nuk arriti objektivat klimatike, edhe ndotja nga gazërat serë ka qëndruar në lartësinë e njejtë që nga viti 2009.
    Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, Projekti i Tranzicionit të Energjisë – Energiewende i ka kushtuar Gjermanisë 32 miliardë euro cdo vit, dhe kundërshtimi ndaj burimeve të ripërtrishme po rritet në zonat rurale të shtetit. ‘Politikanët Gjerman i frigohen rezistencës qytetare. Nuk ka projekt të erës kundrejt të cilit nuk ka rezistencë’, raporton Der Spiegel.
    Kjo rëndohet edhe më shumë me faktin se jo rrallë politikanët urdhërojnë që kabllot e transmisionit të energjisë elektrike të prodhuar të vendosen nën tokë, por kjo praktike del të jetë shumë më e kushtueshme dhe kërkon shumë më shumë kohë për tu implementuar.
    Si rrjedhojë, vendosja e pajisjeve për prodhimin e energjisë nga burime të ripërtrishme dhe e linjave të transmisionit, është ngadalësuar. Në Gjermani, vetëm 30 kilometra të linjave të transmisionit janë ndërtuar, për dallim nga 743 turbinat e erës, të vendosura në vitin 2017.
    Der Spiegel citon një përllogaritje të fundit, sipas së cilës, Gjermanisë i nevojiten 3.4 trilion euro, ose shtatë herë më shumë se sa ka shpenzuar nga viti 2000 – 2025, për të pesëfishuar kapacitetet gjeneruese të energjisë solare dhe energjisë nga era. Kaq kapacitete energjetike i nevojiten Gjermanisë për të siguruar furnizimin me energji elektrike në vend.
    Nga viti 2000 deri në vitin 2019, Gjermania zgjeroi kapacitetet e energjisë së ripërtrishme nga 7% në 35%. Sasia më e madhe e energjisë së ripërtrishme në Gjermani vie nga bimoasa, të cilën shkenctarët e shohin si ndotëse dhe degraduese për ambientin.
    Ndërkohë, subvencioneve 20-vjecare të ofruara nga Gjermania për prodhuesit nga energjia e ripërtrishme në vitin 2000, do tu kalojë afati në vitin në vijim. ‘Bumit të energjisë nga era i erdhi fundi’, thotë Der Spiegel në artikull.
    Për të gjitha këto shtrohet pyetja: nëse energjia e ripërtrishme nuk mund të furnizojë Gjermaninë me energji elektrike me kosto të ulët, një prej vendeve më të pasura dhe më teknologjike në botë, si mundet një vend në zhvillim sikurse Kenia të shmangë varësinë nga energjia fosile?
    Nuk ka ‘marketing’ në botë që mund të ndryshojë formula fizike të ndërlidhura me energji të ripërtrishme. Projektet solare kërkojnë 450 herë më shumë tokë se centralet nukleare dhe projektet e erës 700 herë më shumë tokë se burimet natyrore të gasit, për të prodhuar sasinë e njejtë te energjisë.
    Përpjekjet për të eksportuar modelin ‘Energiewende’ në vendet në zhvillim mund të rezultojnë të jenë edhe më shkatërruese, ashtu sic bëri edhe projekti i prodhimit të energjisë nga era në Keni, i financuar nga Gjermania dhe shtete tjera perëndimore.
    Ndodhi e kundërta, projekti sjelli energji jo të qëndrueshme dhe të kushtueshme dhe rëndoi ekonominë edhe ashtu të rrezikuar të Kenisë.
    Sipas Der Spiegel, tranzicioni i energjisë nuk kishte kurrë për t’u realizuar, ai ishte i destinuar të dështojë për shkak se njerëzit modern, pa marrë parasysh se sa romantik janë, nuk duan të kthehen në stilin para-modern të jetesës.
    Arsyeja pse burimet e ripërtritshme nuk mund të përkrahin civilizimin modern është shumë e thjeshtë. Ato kurrë nuk e kishin atë qëllim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark