×
  • Sport
  • Sport

    Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare të ndeshjes Gjilani-Drita

    Insajderi
    10 December 2023 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjilani dhe Drita takohen mes vete në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës.

    Dy skuadrat e qytetit, Gjilani dhe Drita sa herë që përballen mes vete dhurojnë spektakël në fushë, derisa tifozët e tyre ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’ përkujdesën për atmosferë elektrizuese në tribuna.

    Fatkeqësisht derbi i ditës së sotme do të jetë i zbehtë në tribuna, pasi do të luhet pa praninë e dy tifo grupeve, ndër më të mirat në Kosovë.

    Në këtë ndeshje dy skuadrat vijnë me objektiva më ndryshe, pasi Drita lufton për kreun renditjes, ndërsa Gjilani për t’i ikur fundit.

    Për ndeshjen Gentjan Mezani ka vendosur të luajë me emra si Heric, Milev e Basa në sulm.

    Në anën tjetër Zekerija Ramadani luan me Kransiqin, që do të mbështet nga Baftiu, Selmani dhe Ajzeraj.

    Gjilani: Halimi, Shabani, Bejtullahi, Akca, Bilalli, Ismaili, Milev, Basa, Heric, Bajrami, Ismjali.

    Drita: Smakiqi, Broja, Bes. Krasniqi, Salihi, Ajzeraj, Baftiu, Jashari, Selmani, Dabiqaj, Ble. Krasniqi, Thaqi. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark