×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dërgimi i pesë propozimeve për ambasadorë në zyrën e presidentes – reagon Musliu-Shoshi

    Insajderi
    23 September 2021 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tanimë është konfirmuar se pesë emra kanë shkuar në zyrën e Presidentes për dekretim për postin e ambasadorit. Por numri 5 nuk ëhstë i mjaftueshëm kështu thotë anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi.

    Ajo thekson se sipas ligjit është dashur që të propozohen 11 përfaqësues të rinj e jo pesë.

    “Pesë emra nuk janë të mjaftueshëm sepse siç e thashë në bazë të ligjit duhet të jenë tanimë 11, është dashur që të mos jenë 5 por të jenë 11 sepse kemi vende shumë të rëndësishme, të cilat nuk janë me përfaqësues tanë pra ata janë vetëm të ngarkuar me punë dhe e dimë që nuk e kanë fuqinë e njëjtë qysh e kanë ambasadorët”, ka deklaruar ajo.

    Musliu-Shoshi në intervistë për InDoks ka shprehur shqetësimin për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Potencoi se në disa shtete kemi vetëm të ngarkuar në punë dhe jo ambasadorë, dhe fuqia e tyre dallon.

    “I ngarkuari në punë nuk mund të ketë takim me titullarin e shtetit që është presidenti, që në kushte normale kur ne pretendojmë të anëtarësohemi në organizata ndërkombëtare duhet të marrim që të marrim qëndrimin e shtetit që në shumë shtete të botës, lidhur me përkrahjen ose jo e ka presidenti ose kryeministri dhe me asnjërin nga këta pozita I ngarkuar me punë nuk ka mundësi që të takohet”, ka thënë ajo.

    “Ne duhet që të kemi ambasadorë politikë ose të karrierës të cilët i cakton ligji, 11 të karrierës në rregull besoj emrat e tyre janë tek presidentja dhe 6 të tjerë nuk e dimë se çka ka ndodh”, u shpreh ajo.

    Gjatë kësaj interviste deputetja e PDK-së foli për përplasjen në distancë që patën si opozitë me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi i cili akuzoi opozitën për sabotim të mbledhjes.

    “Sa i përket këtyre 5 të propozuarve për ambasadorë që kanë ardhë në komision, ky është një proces që duhet të mbahet konfidencial për këtë shkak se nuk e kemi treguar si opozitë as datën, as numrin se kur, as emrat se kush janë sepse ne gjithmonë e respektojmë ligjin, dhe punën për atë se çka jemi të thirrur në Kuvend – mirëpo është vet kryetari I komisionit (Haki Abazi), që e ka bërë publike një gjë të tillë dhe ne nuk është që e kemi sabotu, faktikisht e kanë sabotuar anëtarët e pozitës sepse në këtë komision janë 7 anëtarë të pozitës dhe vetëm 4 që jemi opozitë dhe në të njëjtën kohë na është dashur më shumë kohë që ti shikojmë CV-të e tyre dhe përgatitjet e tyre që do ta bëjnë për të ardhmen e shtetit tonë”, ka thënë ajo.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark