×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dërgohet në komision disiplinor Nexhat Krasnqi

    Insajderi
    21 November 2023 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liburn Aliu, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se kanë dorëzuar në Komisionin Disiplinor të Ministrisë kërkesën për marrjen e masave disiplinore për Nexhat Krasniqi i cila ka hyrë në listën e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit.

    “Përmes zv. Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dje rreth orës 13:00, kemi dorëzuar tek Komisioni Disiplinor i Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi”, ka shkruar Aliu në “Facebook”

    Departamenti amerikan i Shtetit në fillim të këtij muaji ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, shefin aktual të prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark