×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dërgohet në mbajtje aktivistja Neri Ferizi

    Insajderi
    02 December 2022 - 10:52

    Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë aktivisten, Neri Ferizi i cili ishte pjesë e protestës kundër vrasjeve të grave. Nga Policia për Insajderin kanë konfirmuar se “e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

    Sipas policisë ajo është arrestuar pasi që dyshohet se ka hedhur koktej molotovi në drejtim të objektit të Qeverisë.

    “Zjarri është shuar nga njësitë policore, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë për Insajderin.

    Pas kësaj ka reaguar Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist duke kërkuar lirimin e saj.

    Ato madje kanë kërkuar angazhim direkt të ministrit, Xhelal Sveçla për lirimin e saj përderisa kanë shtuar se shteti po i lë të lirë vrasësit.

    “Kërkojmë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të angazhohet që shoqja jonë të lirohet menjëherë. Aktivistet nuk janë kriminele. Kriminelë janë vrasësit e grave. Rrjedhimisht, ata duhet të jenë në burg e jo aktivistet që i bëjnë ballë dhunës e shtypjes dhe angazhohen për barazi e drejtësi shoqërore“, thuhet në reagimin e tyre përcjell Insajderi.

    SHTETI TA LIROJË AKTIVISTEN FEMINISTE, NERI FERIZI!

    Sonte, Policia e Kosovës ka arrestuar Neri Ferizin, njërën nga aktivistet e protestës së sotme në kundërshtim të vrasjes së grave dhe e ka dërguar atë në mbajtje. Përderisa vrasësit i lë të lirë, Policia e Kosovës është duke vazhduar ta ndëshkojë rezistencën tonë tashmë edhe përmes burgut.

    Kërkojmë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të angazhohet që shoqja jonë të lirohet menjëherë. Aktivistet nuk janë kriminele. Kriminelë janë vrasësit e grave. Rrjedhimisht, ata duhet të jenë në burg e jo aktivistet që i bëjnë ballë dhunës e shtypjes dhe angazhohen për barazi e drejtësi shoqërore.

    Gjithashtu, ne ia ritheksojmë ministrit e gjithë shtetit që rezistenca jonë nuk mund të shuhet me burgime e përndjekje. Ju vazhdoni dhunën ndaj nesh, ne do masovizojmë rezistencën.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark