×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Dërguti: Nga ligji për fertilizim mund të përfitojnë trafikantët e fëmijëve, ja pse

    Insajderi
    10 March 2023 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti nëpërmjet një reagimi në Facebook ka komentuar mbi Ligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar.

    Ajo ka thënë se ky ligj është problematik sa i përket nënave surrogate, pasi sipas saj gratë e varfra.

    Sipas saj, ato do të “shndërrohen në fabrika të fëmijëve për çiftet e pasura, pa e marrë në konsideratë lidhjen emocionale të nënës surrogate të cilën e krijon me fëmiun që e mban dhe e ushqen për nëntë muaj në trupin e saj”.

    Dërguti gjithashtu thotë se ky ligj gjithashtu rrezikon që të përfitojnë rrjetet kriminale, që sipas saj bëhen gati për trafikim e skllavëri moderne.

    Ky është reagimi i saj:

    Ligji për fertilizim të asistuar është posaçërisht problematik sa i përket nënave surrogate. Thjeshtë, gratë e varfëra shndërrohen në fabrika të fëmijëve për çiftet e pasura, pa e marrur në konsideratë lidhjen emocionale të nënës surrogate të cilën e krijon me fëmiun që e mban dhe ushqen për nëntë muaj në trupin e saj. Kur ia shtojmë krejt kësaj mundësinë e përfitimit, rrjetet kriminale bëhen gati për trafikim e skllavëri moderne.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark