×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deri në 4 mijë metra kolona për të dalë nga Kosova në Merdare

    Insajderi
    05 January 2024 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kolona e veturave të qytetarëve që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdar është 4 mijë metra.

    Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuarë në orën 22:24, deri në 6 orë janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

    Kolona të gjata të veturave janë krijuar edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në dy orë.

    Edhe në Mutivodë dhe Muçibabë qytetarët janë duke pritur nga 1 orë për të dalë nga Kosova.

    Ndërkaq në Jarinje, pritjet për të dalë nga Kosova janë 10-15 minuta.

    Në pikat e tjera ka pritje 3-5 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark