Deri në dy orë po u duhet mërgimtarëve që të presin në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë.
Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona atje është deri në 600 metra për të hyrë.
Bashkëatdhetarët gjithashtu po presin deri në 20-30 minuta edhe në Muçibabë, me një kolonë prej 50 metrash.
E një kolonë prej 200 metrave është edhe në Merdarë, ku pritja për të hyrë në Kosovë është 30 minuta.
Sa i përket pikave tjera kufitare, të gjitha kanë një pritje prej 5 deri në 10 minuta.