×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Deri në sanimin e plotë dhe evitimin e rrezikut”, Komuna bën thirrje për kujdes gjatë lëvizjes te rrugët rreth objektit komunal që i ra çatia

    Insajderi
    27 January 2024 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi i ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë lëvizjes, në veçanti në rrugët “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit“.

    Këto rrugë gjenden rreth objektit të Komunës së re, ku ditë më parë ra çatia e objektit duke lënë të lënduar një 23-vjeçare.

    Për çdo rast rreziku, Komuna ka publikuar disa numra kontakti.

    Për shkak të erërave të fuqishme që po mbizotërojnë në #Kryeqytet, ju bëjmë thirrje të keni kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” të cilat gjenden në lagjen “Arbëria” rreth objektit të Komunës së re deri në sanimin e plotë dhe evitimin e rrezikut në kulmin e ndërtesës.

    Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat:  0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark