Një derrkuc i quajtur “Little Babe” në Skoci qëndron me tufën e deleve prej 11 javësh, pasi ai beson që është dele dhe e bën këtë mënyrë jetese.
Dhe ky derrkuc bënë një jetë të qengjit me delet e tjera përreth në fushat e Skocisë, përkundër përpjekjeve nga pronarët e tij që ta rikthejnë në tufën e derrkucëve.
“Little Babe” iku nga shtëpia e re në Dumfriesshire të Skocisë vetëm disa momente pasi pronarët e tij e zbarkuan atë në fermë.
Ndërsa pronari i tij Cat Galloway thotë që është munduar prej ditësh që ta marrë atë në tufën e derrkucëve, por ai vazhdon të qëndrojë me delet e fqinjit të tij dhe kullotë bashkë me ta.
“Ne jemi munduar për 11 javë që ta kapim atë, por ai dëshiron të qëndrojë vetëm me tufën e deleve dhe është shumë i lëvizshëm”, thotë pronari i tij, Galloway.
Galloway më tej tregon për natyrën e derrkucëve dhe të “Little Babe” në veçanti duke thënë që është shumë e mençur.
“Derrkucët janë shumë të mençur, njerëzit nuk i vlerësojnë sa duhet. Ata mendojnë vetëm për mishin e tyre. Por, unë nuk kam njohur asnjëherë derrkuc si ky më parë”, ka deklaruar Galloway për Telegraph.