×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dëshmitarët tregojnë se kush qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviqit

    Insajderi
    24 January 2023 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në aktakuzën për rastin e atentatit kundër politikanit serb, Oliver Ivanoviq faqet janë të mbushura me fjali nga deklaratat e dëshmitarëve, një pjesë e mirë janë anonim.

    Dëshmitari i parë që binte në sy ishte dëshmitari ‘A1’.

    Ai thoshte se ka parë madje pjesëtarë të policisë që disa ditë para se të vritej Ivanoviq kanë sjellë dikë tek vetura ‘Opel Astra’, me të cilën u krye krimi. Por, për çudi, edhe pse thoshte që ai ta ketë parë me sytë e tij këtë zhvillim, thotë se ngjarja ka ndodhur në ora 11:00 të natës.

    Ani pse ishte janar, ku temperatura natën bien nën zero, ai deklaroi që e ka dalluar tek personi që e kanë sjellë policët tek vetura me të cilën u krye krimi, një tatuazh në krahun e tij.

    Dëshmitari thoshte që ishte fshehur në kaçube, por pavarësisht kësaj ka thënë se njërin nga policët mund ta identifikonte, ku ia kishte dalluar edhe vetullat e trasha.

    Dëshmi të tjera që janë futur këtu janë edhe persona që kanë familjarë të vrarë shumë vite më herët e që besojnë që vrasja e Ivanoviqit ka ardhur nga Radojqiq dhe grupi i tij. Pastaj në dëshmi të tjera përmenden edhe dëshmitarë të tjerë që flasin në stilin: ‘kam dëgjuar se’, ‘është folur se’ dhe fraza të tjera.

    Si fakte madje janë futur edhe biseda të personave publik në Veri që janë publikuar në media e që flasin se kanë dëgjuar që kush mund të ishte prapa vrasjes së Ivanoviqit.

    Aty është edhe dëshmia e politikanes kosovare, Rada Trajkoviq që nuk shquhet për ndonjë raport të mirë me Ivanoviqin, por që deklarata e saj merret për baze për të drejtuar gishtin kah Millan Radojçiq.  Janë intervistuar dhe familjarë e bashkëpunëtor të Ivanoviqit.

    Në shkresat e kësaj lëndë tregohet se hetuesit kishin rënë në kontakt madje edhe me të përfolurin si personi që qëndron prapa vrasjes së Ivanoviqit, Millan Radojçiqin. Takimi u zhvillua më 22 shkurt 2018 në një restorant në pronësi të Radojçiqit. Ai kishte mohuar në atë takim se ka diçka të bëjë me vrasjen e Ivanoviqit.

    Radojçiq madje u kishte thënë hetuesve se duhet të shikohet edhe mundësia që Ivanoviq të jetë vrarë për shkak se si lider i grupit kriminel “Rojet e Urës”, ai ka qenë i dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, por për Prokurorinë fakti që ai e kishte përcaktuar vendin e takimet duke mos ardhur në stacionin policor, është i mjaftueshëm për ta dëshmuar fuqinë e tij.

    Emisioni i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark