×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Dëshmitari britanik në Hagë: Asnjë serb nuk u ankua për tortura

    Insajderi
    19 July 2023 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dëshminë dy ditore pranë Dhomave të Specializuara e mbylli të mërkurën.

    Oficeri britanik, Francis Ledwidge si dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj ish-katërshes së UÇK-së u pyet nga mbrojtja e ish-zëdhënësit të ushtrisë nëse ka takuar Jakup Krasniqin gjatë luftës. Britaniku mohoi duke thënë se vetëm emrin ia kishte dëgjuar.

    Dëshmitari i ZPS-së, që në Kosovë gjatë luftës shërbeu në misionin e OSBE, u shoshit edhe nga mbrojtja e Kadri Veselit.

    Avokati i Veselit kërkoi nga dëshmitari i 14-të i prokurorisë, nëse informatorët janë munduar gjatë dhënies së informatave.

    Në seancën e sotme kundra-pyetjet për anglezin i përfundoi edhe mbrojtja e Hashim Thaçit, ndërsa ajo e Rexhep Selimit nuk pati pyetje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark