×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dëshmitari i dytë vazhdon deklaratën e tij në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

    Insajderi
    18 April 2023 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të martën do të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të dytë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi.

    Një ditë më parë (të hënën) e përfundoi dëshminë dëshmitarja e parë, ndërsa nisi i dyti, që fillimisht u intervistua nga ZPS-ja.

    Prokuroria i ka kërkuar 7 orë kohë për intervistimin e dëshmitarit, mbrojtja e viktimave 15 minuta dhe mbrojtja e të akuzuarve 12 orë.

    Dëshmitari, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u pyet nga ZPS-ja për aktivitetin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës .

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark