×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dëshmitari i masakrës së Gjakovës: Britmat e fëmijëve s’harrohen kurrë

    Insajderi
    01 April 2024 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të mbijetuarit dhe dëshmitarët e masakrave serbe gjatë luftës në Kosovë, vazhdojnë t’i rrëfejnë tmerret që panë dhe përjetuan.

    Sami Parashumti, rrëfen tmerrin e masakrës së  Gjakovës, ku nga familja Caka, vetëm një djalë  arriti të shpëtonte.

    Ai tregon ngjarjen në mënyrë kronologjike dhe tmerrin që kishin përjetuar nga vrasja barbare e ushtrisë serbe ndaj civilëve shqiptarë.

    “Në lagjen tonë, kur na kanë rënë, në 12:10 të natës, janë dëgjuar vetëm krisma. Me pa nuk është parë asgjë, krismat edhe piskamat e familjeve Vesa. Janë kanë diku 21 anëtarë më duket. Aty kemi dëgjuar piskamat, kur janë dëgjuar krismat, piskamat janë ndalë. Atëherë ka filluar t’i dalë flaka shtëpisë, i kanë marr nga marketi i kanë dërguar në shtëpi. Kur kanë hy në shtëpi është bërë masakra”, thotë Parashumti, 

    “Një djalë ka mbet gjallë.  E kam parë në Shqipëri, quhet Dren Caka”.

    “Çka më ka treguar ai mua, ai është munduar ta shpëtoj motrën e tij, atë natë kishte ajo ditëlindjen. U mundua ta largojë nga dritarja e banjos, nuk ka mundur pasi nuk kishte forcë nga dora e plagosur, kur ka filluar zjarri ai është larguar nga dritarja e ka dalë ë oborr. Motra e tij. Nënë dhe të gjithë të vdekurit i ka zënë zjarri”.

    Në këtë masakër u vranë mbi 70 civilë në atë lagje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark