Dëshmitari Ahmet Rrahmanaj gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka përmendur një person i cili është cilësuar si “kolaboracionist” në atë kohë, e që më pas sipas dëshmisë së tij është gjendur i vdekur.
Rrahmanaj në Hagë teksa merrej në pyetje nga prokurorët, u pyet për një person me emrin Avdyl Gashi. Ai rrëfeu se në atë kohë Gashi ishte pylltar dhe se ishte “i vetmi dhe ndër të rrallët” që qe i punësuar pranë autoriteteve serbë në atë kohë, raporton Insajderi.
Gjithsesi, Rrahmanaj ka thënë se Gashin nuk e ka cilësuar ai vetë kolaboracionist, meqë e ka njohur personalisht.
Rrahmanaj pos tjerash ka folur edhe për ish-deputetin Fetah Rudi, ku ka pretenduar se Rudi është ndaluar në një shtëpi që ka shërbyer si shtab i UÇK’së.
Ndiqeni videon për më poshtë: