×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Dëshmitari në rastin Shala pretendon se janë rrahur në dhomën ku mbaheshin të mbyllur në fabrikën e metalit në Kukës

    Insajderi
    02 May 2023 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dëshmitari i gjashtë me radhë në rastin e Pjetër Shalës, i pyetur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) se a kishte parë vetë, me sytë e tij, ndonjë lloj keqtrajtimi në dhomën ku kishte qenë i ndaluar, ai u përgjigj me ‘‘po’’.

    ‘‘Vëllezërit romë i kanë rrahur me shufra gome dhe mu personalisht vetëm njëherë më kanë rrah”, tha dëshmitari, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

    I njëjti tha se nuk ka mundur të identifikojë se kush i kryente këto rrahje.

    ‘‘Nuk kom mujt me kqyr, kam qenë i kthyer ka zidi ashtu që se kemi pa kush ka qenë edhe kush s’ka qenë’’, tha tutje ai.

    Po ashtu ai tha se kush kishte qenë në atë dhomë, të gjithë ishin rrahur.

    Paraprakisht, dëshmitari tha se në momentin kur kishte mbërritur në dhomën ku ishte mbajtur si i ndaluar kishin qenë edhe rreth 7-8 persona.

    Për pyetje të tjera lidhur me persona të tjerë, prokurori special Filippo De Minicis ka kërkuar të kalohet në seancë private.

    Po ashtu, dëshmitari tha se para derës së dhomës kishte roje dhe se ata nuk ishin të lirë të hynin e të dilnin nga ajo dhomë por duhej të i thoshin rojës për këtë.

    Ai tha se përveç për të marrë ujë dhe për të shkuar në tualet, ata nuk kishin të drejtë të dilnin jashtë, përveç që përmendi faktin se vëllezërit romë detyroheshin të dilnin për të pastruar oborrin.

    I njëjti tha se jashtë dhomës dilnin edhe kur i merrnin në pyetje, i cili proces sipas tij zhvillohej në një ambient tjetër.

    Ai tha se atë e kishin marr në pyetje vetëm njëherë kurse kur dëshmitari me kodin 11 filloi të përmendte personat e tjerë se kush ishte marr në pyetje, DhSK vendosi që kjo të ketë përmbajtje të redaktuar dhe më pas është kaluar në seancë private.

    Ndërkaq më herët, dëshmitari përmes një fotografie (jo publike) ka identifikuar hyrjen e ndërtesës në të cilën është mbajtur i ndalur dhe ka vizatuar një rreth në të.

    ‘‘Dëshmitari ka bërë shenjë te ndërtesa në anën e djathtë të saj pas dritares së dytë në krahun e djathtë, këtë përshkrim mund të jap unë’’, tha kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Mappie Veldt-Foglia.

    Dëshmitari thotë se ka qëndruar më shumë se një muaj i mbyllur në fabrikën e metalit në Kukës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark