Muaji shkurt ishte i dobët për tregun e valutave virtuale, dhe siç duket edhe marsi po del të jetë i tillë.
Monedha bitcoin po del të jetë dështim i përsëritshëm dhe ëndrra e përdoruesve të saj që të rritet çmimi i kësaj monedhe në shifra të mëdha nuk po realizohet.
Çmimi i monedhës në muajin shkurt ra deri në 8 mijë dollarë për monedhë, dhe me fillimin e muajit Mars ajo filloi të ketë një ngritje në 8.970 dollarë, shkruan CoinDesk.
Pavarësisht mos ngritjes në çmime më të larta për monedhë, bitcoin krahasim me valutat tjera vazhdon të jetë pjesë e tregjeve të mëdha, dhe të jetë prijëse nga të gjitha kriptovalutat tjera të cilat çdo javë raportojnë humbje javore. /Insajderi.com