×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dështon mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

    Insajderi
    10 July 2023 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka dështuar të mbajë mbledhjen e paraparë për sot në orën 10:00, ku në rend dite ishte shqyrtimi i projektligjit për çmimin e produkteve medicinale.

    Kjo ndodhi pasi në mbledhje nuk u paraqiten deputetët e partive në pushtet. Ndërsa, ata të opozitës pasi pritën për rreth 20 minuta vendosën që të largohen nga mbledhja.

    Deputetë të opozitës thanë se pozita nuk është e interesuar që ta implementojë këtë ligj.

    “Kjo është papërgjegjësi totale”, tha deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, pas dështimit të mbledhjes së këtij komisioni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark