×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dështon mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë ku pritej të raportonte ministri Vitia – Reagon deputeti Dreshaj

    Insajderi
    19 April 2021 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar pasi që, nuk u mbajt mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ku pritej të raportonte ministri Vitia, shkruan Insajderi.

    Ai tha se edhe pse ishin dakoruduar në mbledhjen e kaluar që sot në orën 10:00 të mbahej kjo mbledhja, një gjë e tillë, nuk ndodhi.

    “Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, u dakorduam që sot me datë 19 prill, duke filluar nga ora 10:00, të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit, ku i ftuar për raportim do të ishte Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, një gjë e tillë nuk ndodhi”, u shpreh Dreshaj.

    Dreshaj, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje edhe njëherë që kryetarja e këtij komisioni Fatmire Kollqaku-Mullhaxha, ta thërret sa më shpejtë një të shkojë ministri Vitia për raportim.

    “E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente. Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën!”, ka shkruar Dreshaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark