Milani nuk ka arritur të shfrytëzojë gabimin e rivalit Inter, duke pësuar humbje në San Siro nga Spezia, në kuadër të Serie A me rezultat 1:2. Në këtë ndeshje nga minuta e parë ishte reprezentuesi shqiptar, Rey Manaj për skuadrën mysafire që drejtohet nga trajneri Thiago Motta, shkruan Insporti.com.
Skuadra rosonero edhe pse e dominoi shumicën e ndeshjes dhe kaloi e para në epërsi, nuk ka arritur të marrë tre pikët e plota në shtëpi të vet.
Pjesa e parë ishte e dominuar tërësisht nga Milani me raste të shumta. Në minutën e 45, skuadra e trajnerit italian Stefano Pioli fitoi penallti por të cilën Theo Hernandez nuk e konvertoi në gol.
Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë në kohën shtesë të pjesës të parë, Milani gjeti golin e epërsisë.
Golin e shënoi sulmues Rafael Leao për rezultatin 1:0.
45 minutat e dytë ishin më të dobët nga Rossonerët, pasi mysafirët ia dolën t’i barazonin shifrat, por edhe të merrnin fitoren.
Në minutën e 64-të, Kevin Agudelo pranoi një asistim nga Domenico Verde, për të shënuar për 1-1.
Milani shënoi golin e dytë nëpërmjet Junior Messiah por gjyqtari kryesor i ndeshjes vërshëlleu për ndërhyrje të pa lejuar ndaj Ante Rebic, duke mos lejuar përparësi dhe goli u bë i pa vlefshëm.
Deri në fund, Milani u tronditë edhe një herë, pasi Spezia i përmbysi shifrat në minutën e 90+6 me golin e realizuar nga Emmanuel Gyasi.
Pas javës së 22-të, Milani gjendet në pozitën e dytë me 48 pikë, dy më pak se lideri, Interi.
Ndërsa, Spezia në pozitën e 14 me 19 pikë.
Kjo fitore doli të jetë “një dhuratë” për Interin dhe tifozët nga ish-futbollisti i tyre, Thiago Motta, i cili është trajner i Spezias.
Manaj zhvilloi 58 minuta duke u vlerësuar me notën 6.6 nga “Sofasore”, ndërsa futbollisti i ndeshjes Rafel Leao me notën 8.6. /Insporti.com/