Dështon përpjekja e Qeverisë për t`ua marrë paratë komunave – Deputetët votojnë kundër nenit që parashihte këtë – Insajderi
×
Insajderi

Dështon përpjekja e Qeverisë për t`ua marrë paratë komunave – Deputetët votojnë kundër nenit që parashihte këtë

Insajderi
15 December 2022 - 12:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas kundërshtimeve të partive opozitare kundër përpjekjes së qeverisë që mjetet vetanake të pashpenzuara të komunave të kalonin në llogarinë e shtetit, një hap i rëndësishëm është marrë sot në kuvendin e Kosovës.

Deputetët kanë votuar pro-amandamentit që parasheh heqjen e këtij neni, nga projektbuxheti i vitit 2023.

Kujtojmë se Qeveria parashihte që mjetet vetanake të kalonin në arkën e shtetit por me propozimin e LDK-së dhe mbështetjen e pozitës, kjo është korrigjuar sot gjatë shqyrtimit në lexim të dytë.

Kurndër kësaj votuan 94 deputetë, shkruan Insajderi.

Shefi grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, në seancën ku po shqyrtohet buxheti paralajmëroi qeverinë se nëse nuk e heqin këtë nen do të dërgohet cështja në Kushtetuese.

“Të hyrat vetanake janë të hyra që mbledhin nga komunat dhe në bazë të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, i cili derivon drejtpërdrejt nga Karta Evropiane e vetëqeverisjes lokale e cila është e transfozuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dalin obligime për autonominë lokale, sidomos në aspektin buxhetor, prandaj vlerësojmë se nëse nuk kalon ky amendament do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ne si grup parlamentar do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese“, tha ai.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të  Financave, Hekuran Murati. Ai tha se nuk do ta shkelin Kushtetutën.

“Bëhet fjalë për një fjali në një paragraf i cili as nuk është në kundërshtim me Kushtetutën sepse neni i Kushtetutës thotë se komunat kanë të drejt të mbledhin, të shpenzojnë të hyra vetanake, dhe të pranojnë buxhet nga Qeveria, asnjëherë kjo e drejt nuk cenohet nga kjo fjali, pra komunat kanë të drejt të mbledhin dhe t’i shpenzojnë ato por ajo bëhet në kuadër të ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësit, i cili thotë se të hyrat vetanake të mbledhura barten në vitin vijues, ra nga viti aktual bartën në vitin vijues“, tha ai.

Sipas tij, janë 100 milionë euro të pashpenzuara të komunave të cilat bartën nga viti në vit dhe ky është keqmenaxhim i parasë publike që e kanë bërë komunat dhe duhet të vijë një moment që ky problem të rregullohet.

Sërish ka reaguar deputeti Gashi duke thënë se qeveria po vepron me logjiken institucionale dhe primitive.

“Është Gjykata ajo që e vendos, ne i kemi pretendimet vlerësojmë që cenon në mënyrë të drejtpërdrejt ligjin për vetëqeverisje lokale, ligjin për financat lokale, kartën evropiane të vetqeverisjes lokale dhe mbanë mend kartën evropiane të vetëqeverisjes lokale se do ta keni në raportet ndërkombëtare për Kosovën dhe për pasojë Kushtetutën e Kosovës sepse ajo është e përfshirë në Kushtetutën e Kosovës”, tha ai. /Gazeta Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark