×
  • Sport
  • Sport

    Dështon tentimi skandaloz i Agim Ademit për “frikësimin” e kundërshtarëve, reagon Beki i ‘89-it

    Insajderi
    14 January 2021 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka rezultuar i pasuksshëm tentimi i Federatës së Futbollit të Kosovës për heshtjen e kundërshtarëve te kryetarit Agim Ademi, pas dënimit një vjeçar të shqiptuar të mërkurën kundër presidentit të KF Prishtinës, Remzi Ejupit.

    Një ditë pas dënimit të Ejupit nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, një goditje tjetër Agim Ademit i ka dhënë edhe Abedin Zeka, një nga presidentët më të “moçëm” në futbollin e Kosovës.

    Kreu i Trepçës ‘89 e ka cilësuar të ulët tentimin e FFK-së për heshtjen e kritikëve përmes mekanizmave të federatës.

    “Kjo është me shti frikë, mos me fol të tjerët”, ka deklaruar “Beki” në një bisedë me Insportin të enjten. “Çka nëse na dënojnë edhe neve (presidentët e klubeve të tjera), kujt do t’i mbesin, ai kryetari, sekretari, komiteti Ekzekutiv, për kë do të ekzistojnë”.

    Artikullin e plotë mund ta lexoni në Insportin.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark