×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaj i ri – Naim Murseli dhe Granit Plava e blenë armën nga i arrestuari i katërt në ditën e vrasjes së Liridonës

    Insajderi
    11 December 2023 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën paraburgimin për të dyshuarin e katërt në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Tomë Dodaj.

    Në njoftim thuhet se Dodaj më 29 nëntor, rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, ia ka shitur armën Naim Murselit dhe Granit Plavës, e cila dyshohet se është përdorur për ta vrarë Liridonën.

    Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark