×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Detaje të reja| Dyshohet se vajza nga Durrësi kishte bashkëpunuar me dikë për ta vrarë babain e saj

    Insajderi
    23 February 2024 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Durrës, ku një 50-vjeçar u gjet i varrosur në banesë.

    Fillimisht u raportua i zhdukur, por pas hetimeve dyshohet se është vrarë nga vajza e tij 19-vjeçare, pasi sipas saj babai donte ta fejonte pa dëshirë.

    Në dëshminë e dhënë në polici ajo ka thënë se e ka kryer krimin e vetme dhe se e ka vrarë me armë zjarri dhe më pas e ka varrosur.

    Por hetimet vazhdojnë pasi autoritetet dyshojnë se vajza ka bashkëpunuar edhe me familjarë, pasi dyshohet se nuk mund ta ketë kryer krimin e vetme.

    Gazetari Leonidha Musai tha për “ABC News”, se dyshimet e policisë janë se edhe familjarët mund të jenë të përfshirë pasi kanë gjetur makinën rreth 1 mijë metra larg banesës, dhe gjithashtu edhe pas këqyrjes së telefonave ka rezultuar se në dëshmitë e tyre familjarët, vëllezërit dhe nëna kanë qenë kontradiktor.

    “Policia ka dyshime që vajza nuk e ka kryer e vetme vrasjen e babait të saj dh as zhdukjen e trupit. Pasi ka dyshime që vëllezërit por edhe nëna të mund të jenë të përfshirë. Vrasjen nuk mund ta ketë kryer e vetme dhe as varrosjen . Por vajza këmbëngul që e ka kryer e vetme krimin, dhe më pas ka inskenuar zhdukjen e tij, si edhe ka larguar nga banesa makinën e babait. Pas denoncimit policia nisi hetimet dhe u fokusuan tek automjeti që u gjet rreth 1 mijë metra larg banesës. Aty kanë nisur dyshimet e para. Familjarët kanë qenë në kontradikta për mënyrën se si kanë rrëfyer ngjarjen. Kontaktet dhe komunikimet dhe asnjë gjë nuk është në kundërshton me dëshmitë. Janë këqyrur edhe telefonat dhe këtu kanë nisur dyshimet. Ndërsa janë pyetur edhe banorë që kanë thënë se për herë të fundit e kanë parë në shtëpi. Në fund vajza ka deklaruar edhe dëshminë e saj”, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark