×
  • Lajme
  • Insajderi

    Detaje të reja, dyshohet se vjehrri e përdhunoi nusen e djalit në Obiliq

    Insajderi
    10 July 2022 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast tronditës i përdhunimit seksual ka ndodhur në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit. Një vajzë e mitur pasi ishte martuar kishte përjetuar dhunë seksuale nga vjehrri i saj, gjatë kohës që burri i saj nuk ishte në shtëpi. E rastin në polici e paraqiti nëna e viktimës, ndërsa përmes një komunikate nga policia thonë se tashmë është bërë ekzaminimi i vajzës.

    Kishte shkuar nuse në moshë të mitur.

    Mirëpo, shtëpia e cila ia kishte hapur dyert nuses së re, u bë edhe vend përdhunimi për të.

    Kjo pasi e mitura e cila i takon komuniteteve pakicë, ra pre e dhunimit nga dikush i familjes së re.

    Burimet e RTV Dukagjinit thonë se dhunuesi është vjehrri i saj.

    Megjithatë ajo rastin nuk kishte guxuar ta raportojë në Polici.

    Por, për këtë u përkujdes nëna e të miturës, e cila së bashku me vajzën i janë drejtuar stacionit të policisë në Obiliq për të raportuar përdhunimin.

    “Viktima femër e mitur kosovare e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar se deri sa në shtëpi nuk ka qenë bashkëshorti i saj, e njëjta ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë ekzaminimi i viktimës dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet nga policia.

    Në Kosovë është rritur numri i raportimit të rasteve të përdhunimit seksual, mirëpo sipas analizave rreth aktgjykimeve për rastet e dhunimit seksual, shqetësuese mbeten dënimet e ulëta për kryerësit e këtyre veprave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark