×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë në BeH ku mbetën tre të vdekur, i dyshuari vrau veten

    Insajderi
    14 August 2023 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Bosnjen ditë më parë.

    Një burrë në Bosnje transmetoi drejtpërdrejt vrasjen e ish-gruas së tij në Instagram – pamje që thuhet se më vonë janë fshirë – para se të niste të shtënat me armë zjarri, duke vrarë dy të tjerë dhe më pas veten.

    Burri, i identifikuar nga mediat boshnjake si Nermin Sulejmanoviq nga qyteti verilindor i Bosnjës, Gradacac, së pari postoi një video jashtëzakonisht shqetësuese në Instagram të premten në mëngjes, duke u thënë shikuesve se do të shihnin një vrasje live.

    Më pas në video shfaqet ai duke marrë një armë dhe duke gjuajtur një plumb në drejtim të një gruaje. Siç thuhet më tej, në video dëgjohen edhe klithmat e vajzës së vogël të çiftit.

    Sulejmanoviq konfirmoi se e kishte lënë fëmijën të gjallë

    Vrasësi i supozuar më vonë tha: “Unë i paralajmërova të gjithë se do të vinte deri tek kjo. Ajo e ka fshehur fëmijën tim për tetë ditë”. “Po pres të ngarkoj armën dhe të vazhdoj përpara”.

    Sipas mediave lokale, Sulejmanoviq ishte anëtar i një bande dhe kishte disa dënime për akte dhune, zënka dhe përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

    Ndërsa policia filloi kërkimin për të pas vrasjes së transmetuar, i dyshuari më vonë publikoi një video tjetër në Instagram, duke pretenduar se kishte qëlluar të paktën dy persona të tjerë ndërsa ishte në arrati.

    Një deklaratë e policisë në qytetin verilindor të Bosnjës, Tuzla, tha se përveç tre të vrarëve, tre persona të tjerë u plagosën përpara se vrasësi ‘të kryente vetëvrasje pasi të lokalizohej dhe para se të kapej’.

    “Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë që ndodhi sot në Gradacac”, tha Nermin Niksiq, kryeministër i Federatës Boshnjake.

    “Vrasësi i mori jetën vetes në fund, por askush nuk mund t’ua kthejë jetën viktimave të tjera”.

    Autoritetet nuk kanë dhënë menjëherë detaje ose motive të mundshme për të shtënat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark