×
  • Lajme
  • Lajme

    Detajet e Policisë për aksidentin në Pejë ku humbi jetën çiklisti 27-vjeçar

    Insajderi
    17 October 2018 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Goditja nga vetura përderisa ishte duke lëvizur me biçikletë, ka qenë fatale për A.D 27-vjeçar në qytetin e Pejës.

    Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50 minuta në rrugën “Papa Klimenti”.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për Gazetën Insajderi se ngasësi i veturës, me urdhër të prokurorit ështa rrestuar.

    Kurse, trupi i pajetë iu është dhënë familjarëve për ceremoni mortore.

    “Mbrëmë rreth orës 22:50 minuta, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Pejë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një biciklist. Si pasojë e aksidentit biciklisti ka pësuar me fatalitet. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, dhe prokurori gjithsesi. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pra ngasësi i vetyurës dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i lejohet familjarëve për ceremoni mortore”, ka thënë Rugova për Insajderin.

    Ditëve të fundit, aksidentet me fatalitet janë shtuar në gjithë vendin. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark