Kylian Mbappe ishte në qendrën e merkatos së verës, me sulmuesin francez që kërkohej nga Real Madrid, ndërsa doli lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me PSG.
E kur dukej se sulmuesi francez do të zyrtarizohet në “Santiago Bernabeu”, një kthesë të çuditshme mori e ardhmja e tij, pasi vetëm në sekondat e fundit ai pranoi të rinovonte kontratën me parizienët dhe të qëndronte në Paris.
Mbappe firmosi deri në vitin 2025 me kampionët e Ligue 1, ndërsa sipas “L’Equipe” një detaj i ri mbi kontratën e sulmuesit dhe PSG ka dalë në “dritë”.
Gjithnjë sipas raportimeve nga “L’Equipe”, 23-vjeçari nënshkroi për dy sezone, me me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, por me klauzolën që PSG nuk mund ta zgjaste pa pëlqimin e lojtarit.
Kjo do të thotë se Mbappe, nëse nuk dëshiron, nuk qëndron vitin e tretë në kryeqytetin francez.
“Sezoni i fundit ai 2024/25 varet vetëm nga Mbappe nëse dëshiron ta vazhdoj qëndrimin në Paris ose jo”, i ka thënë një burim brenda PSG-së gazetës franceze.
Ky lajm i ka dhënë shpresë Real Madridit dhe tifozëve të saj për të nisur një tjetër sulm për transferimin e Mbappes në Santiago Bernabeu në vitin 2024.