×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Detaji që ngjalli dyshime se Astrit Dehari është vrarë

    Insajderi
    26 February 2023 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dëshmitari kyç në rastin e Astrit Deharit, Naser Makolli me të cilin ndanin bashkë qelinë e burgut në Prizren, kishte deklaruar se pasi ishte kthyer në dhomë e kishte gjetur aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje pa shenja jete. Të njëjtën deklaratë nuk e ka dhënë atëkohë Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha.

    “Kur jemi kthyer në orën 15:00 në dhomë, atë e kam gjetur të shtrirë në dysheme dhe fare nuk lëvizte. Në gojë ka pasur një shishe të plastikës me mjaltë. Menjëherë e kam thirr mjeken dhe më njoftoi se s’ka puls”, kishte shkruar Naser Makolli në deklaratën e tij.

    Ky version i tashmë të ndjerit Makolli, i cili poashtu vdiq në burg bie në kundërshtim me deklaratën e dhënë nga Sylë Hoxha në njërin prej televizioneve.

    Ish-kryeprokurori i Prizrenit deklaronte se “me shenja jetë është nxjerrë prej qendrës së paraburgimit” dhe se  ka qenë me shenja jete dhe e kanë tërheqë për ta dërguar në spital”.

    Dëshmitë e Makollit për Deharin janë të detajuara. Janë të bëra më shkrim dore. Naser Makolli kishte shtuar se ata nëpër dhoma nuk kishin zhileta të cilat janë të përshtatshme për lëndim, e as ndonjë brisk dhe se ishte habitur se si ka mundur të shkaktoj vetes dëm, dhe si ka mundur të ndodhë kjo.

    E dëshminë e tij që Astrit Dehari ishte pa shenja jete kur u gjet nga të burgosurit, që është kundër versionit fillestar të Prokurorisë, e mbështet edhe dokumenti që e ka siguruar InDoks.

    Është raporti mjekësor kur u pranua Astrit Dehari nga mjekët. Ai mban orën 3:15.

    Pa shenja jete e pa puls”, është konstatimi i qartë i mjekëve për Astrit Deharin.

    Këto mistere që e kishin mbuluar rastin e Astrit Deharit që nga fillimi, familjarët e Naser Makollit janë të bindur që janë edhe arsyeja se pse vdiq edhe familjari i tyre në burg, bashkë-banuesi i Deharit në burgun e Prizrenit. Thonë edhe që e kanë kërcënuar gjatë transferimit në Lipjan që të mos fliste më për rastin Dehari.

    Kujtojmë që aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë

    Emisioni i plotë: Zhdukja e mostrave që tronditi Kosovën

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark