×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dy persona dyshohet se dhanë para për një vrasje të rëndë të Pejë nga Prokuroria flasin për Insajderin

    Insajderi
    04 April 2024 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndaj dy personave të dyshuar, të cilët po dyshohen se paguan për një vrasje, është kërkuara masa e paraburgimit nga Prokuroria Themelore në Pejë.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, teksa dha detaje shtesë.

    Ai tha se të dyshuarit fillimisht ishin ndaluar për 48 orë, pastaj janë arrestuar dhe se sot është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

    “Fillimisht është pranuar informata që mund të kryhet një vrasje e rëndë dhe njëkohësisht janë mobilizuar Policia e Kosovës dhe prokurori i krimeve të rënda, ku pas një pune intensive janë identifikuar dhe arrestuar dy persona. Gjatë grumbullimit të provave, është rikualifiku kjo vepër penale ku kemi ardhur në përfundim që ka pasur të kryhet vepra penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në dëm të një personi” dhe për këtë çështje dy personat janë arrestuar dhe prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit”, tha ai.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, njëri i dyshuar në tetor-nëntor 2023 i kishte dhënë të dyshuarit tjetër para të kryente vrasjen e një burri.

    “Pejë Tetor-Nëntor 2023 – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha”, thuhej në raportin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark