×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhërmi 1963 – pushime me kampingje

    Insajderi
    02 July 2017 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar edhe për pushimet verore zbatoheshin rregulla të posaçme për mënyrën sesi duhej të organizoheshin pushimet verore.

    Për të pushuar nevojitej autorizim i posaçëm. Në vijën bregdetare të vendit për udhëheqjen e lartë u ndërtuan shtëpi pushimi të veçanta ndërsa për familjarët u ndërtuan kampe.

    Fletët e kampit ishin të kufizuara në numër dhe jo të gjithë punëtorët apo familjarët arrinin të siguronin një fletë kampi.

     Bregdeti i Dhërmiut dhe kampi që ishte ndërtua aty ishin më i preferuari nga familjet shqiptare por ashtu si në kampet e tjera nevojitej pajisja me fletë kampi.

    Bregdeti i Dhërmiut do të ishte një bregdet i pëlqyer dhe nga turistët e huaj që vinin nga blloku lindor e madje nuk do të mungonin as diskutimet konkrete me shtete të ndryshme që kërkonin të ndërtonin infrastrukturën e përshtatshme për të sjellë qytetarët e tyre për të pushuar.

    Pamjet e mëposhtme i përkasin një dokumentari të vitit 1963, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, që kanë si synim të promovojnë zonat turistike të Shqipërisë./Tv SCAN/

    https://www.youtube.com/watch?v=0yGL4DnHdLI

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark