×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhjetra burra e përcjellin për në burg, Gani Geci tregon se sa muaj do të vuajë dënimin

    Insajderi
    04 January 2023 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gani Geci sot është nisur për në burg. Ai do të vuajë dënimin për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

    Geci ka thënë se për ta vuajtur dënimin i kanë mbetur 1 vit e 8 muaj.

    I njëjti ka publikuar foto edhe me familjarët e tij para paraqitjes në qendrën e paraburgimit.

    Postimi i tij i plotë:

    Të dashur miq,

    Gjykata Themelore në Mitrovicë ka lëshuar URDHËRESË që unë Gani (Adem) Geci me vendbanim në fshatin Llaushë, komuna e Skënderjat , që me datë 04.01.2023 të paraqitem te Qendra e Paraburgimit në Prishtinë (Ajvali), për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatès Themelore në Mitrovicë P.nr.9/2018 i dt.20.08.2021 i vërtetuar me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.516/2021 i dt.29.09.2022, ku si vuajtje e dënimit më llogaritet koha e kaluar në masën e paraburgimit nga dt.22.08.2014 deri më dt.03.06.2016.

    Për të vuajtur denimin më kanë mbetur edhe 1 vit e 8 muaj.

    Duke u bazuar në Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale unë kam kaluar mbi gjysmën e vuajtjes së dënimit.

    Tani kam te drejtë në lirim me kusht, pushim 14 ditësh dhe të gjitha benificionet e lejuara me ligj.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    12 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark