Dhunimi i 11 vjeçares në Prishtinë, arrestohet edhe një person - Insajderi
×
Insajderi / Insajderi

Dhunimi i 11 vjeçares në Prishtinë, arrestohet edhe një person

Insajderi
02 November 2022 - 11:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka arrestuar edhe një person tjetër në lidhje me rastin e rëndë të dhunimit të 11-vjeçares nga Prishtina, që u bë i ditur në muajin gusht.

Ndaj të dyshuarit që është i moshës madhore prokuroria ka marrë masën e ndalimit për 48 orë, përcjell Insajderi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në vazhdën e veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë”(në kryerjen e veprës penale të dhunimit), sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022”, thuhet në njoftim.

Ndaj tij, parashihet të kërkohet edhe masa e paraburgimit.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.

Deri tani dymbëdhjetë persona ndodhen në paraburgim nën dyshimet për dhunimin dhe trafikimin e një 11-vjeçareje nga Prishtina, në raste të ndara – në qershor dhe në gusht të këtij viti.

Vajza 11-vjeçare nga Prishtina dyshohej se ishte trafikuar e dhunuar edhe në muajin qershor. Por ndalimi i shtatë personave u bë tek pas më shumë se dy muajve.

Për dhunimin e të miturës në muajin gusht, ishin arrestuar pesë persona, shkruan Insajderi.

Ekrem Rexhepi 26 vjeçar, Shkëlqim Kameri 19 dhe tre të miturit G.R,(vëllai i Ekrem Rexhepit)., Xh.S., dhe G.J po dyshohet se abuzuan seksualisht me të miturën gjatë muajit gusht. /Gazeta Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark