×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dhunoi të miturën e po e vazhdon punën në Luxenburg – Prokuroria pret ta arrestojë të dyshuarin në dhjetor

    Insajderi
    31 October 2022 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një rast i rëndë ka ndodhur me 25 tetor në komunën e Gjilanit. Një vajzë e mitur, 15 vjeçare dyshohet se ka mbetur shtatzëne pasi një person i moshës madhore dyshohet ta ketë dhunuar atë, e i njëjti po e vazhdon punën në një shtet të Bashkimit Evropian. Gazeta Insajderi ju sjell detajet e rastit.

    Insajderi ka kuptuar se personi i cili ka kryer aktin e dhunimit është Branko Petroviç, një 20 vjeçar.

    Nga prokuroria kanë konfirmuar për Gazetën Insajderin, se Petroviç ndodhet Luxenburg e që pritet të vijë në Kosovë vetëm në muajin dhjetor. E vetëm pastaj, i njëjti mund të arrestohet nga organet e rendit.

    “Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me datë 25.10.2022, nga kontrolli gjinekologjik ka rezultuar shtatzëne, viktima e moshës 15 vjeçare. Me këtë rast dyshohet se është kryer vepra penale dhunimi, nga i dyshuari i moshës 20 vjeçare i cili është identifikuar nga zyrtarët policor. Mirëpo pas ndërmarrjeve të veprimeve fillestare te hetimet, ka rezultuar se i njëjti gjendet me punë të përkohshme në Luxenburg dhe se pritet të vijë ne Kosovë, në Dhjetor të këtij viti”, kanë thënë nga Zyra për Media në Prokurorinë e Gjilanit.

    Prokurori i Shtetit , ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe në momentin e hyrjes së tij në Kosovë, ndaj të njëjtit do të zbatohen veprimet e tjera procedurale të përcaktuara me ligj”, thuhet në përgjigjen me shkrim të prokurorisë.

    Për rastin ishin deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

    Policia e Kosovës, një ditë pas, me 26 tetor njoftoi se një femër në Gjilan ka rezultuar se është shtatzënë si pasojë e dhunimit.

    “Gjilan NN. Me datë 25.10.2022 viktima femër kosovare pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se është shtatzënë. Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si më lartë, dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhej në njoftimin e policisë.

    Bazuar në Kodin Penal të Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohen me burgim prej 5 deri në 20 vjet.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark