Edhe pse fundviti na sjellë ditët më të ftohta, ne të njejtën kohë, kjo periudhë rezervon për ne ngrohtësinë më të madhe, për shkak se festojmë ndërrimin e motit dhe festat tjera.
Kjo ngrohtësi ëmbëlsohet edhe më shumë nga gjiri familjar me të cilët ndajmë momente të paharrueshme, si një start i bukur për një vit të ri.
E për t’u siguruar që askush nuk do mbetet pa e përjetuar këtë ndjenjë dashurie, sot ka filluar kampanja #DhuroDashni e cila synon të grumbullojë një fond të caktuar që do t’i dedikohet fëmijëve të SOS Fshatit dhe atyre shumë të dashur të Down Syndrome Kosova.
Të gjithë shprehim dëshirën që në kohët festive të kontribuojmë për ata që më së shumti kanë nevojë, atëherë kampanja #DhuroDashni ju krijon këtë mundësi për të ndihmuar.
Krejt çka duhet të bëni është të vizitoni objektet e SOS Fshatit dhe Down Syndrome Kosova në Prishtinë dhe të bleni produkte si triko, USB, dorëza dhe kapelë me një çmim shumë të arsyeshëm, para të cilat do t’u dedikohen këtyre dy organizatave.
#DhuroDashni sepse ne madhështohemi duke dhënë dhe jo nga ajo që posedojmë!