×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Di Caprio: Historia është bërë, Lumi Vjosa do të ecë i lirë përgjithmonë

    Insajderi
    16 March 2023 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori me famë botërore, Leonardo Di Caprio, ka thënë para 12 orësh se “se historia është bërë”, kur ka folur për shpalljen e Lumit Vjosa “Park Kombëtar”.

    “Sot historia është bërë. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë”.

    “Lumi Vjosa do të ecë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për bisedën globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!”, ka shkruar Di Caprio në Instagram, transmeton Gazeta Insajderi.

    Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë është shpallur dje “Park Kombëtar” me mbrojtje të plotë kombëtare dhe ndërkufitare, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

    Për lajmin ka njoftuar vet kryeministri shqiptar, Edi Rama.

    “Shpallja e Vjosës Park Kombëtar, është një moment historik në marrëdhëniet tona me natyrën dhe një trashëgimi e posaçme për brezat që do të vijnë”. ka shkruar dje Rama, transmeton Gazeta Insajderi.

    Ndërkohë, sot Rama u ka thënë të gjithëve mirëmëngjesi me nja video të Lumit Vjosa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark